Categories
HOME

Policia dyshon se Ervis Martinaj ndodhet në Amerikën Latine

Ervis Martinaj mund të ndodhet në Amerikën Latine. Kështu është shprehur gazetari, Poli Hoxha në një intervistë për mediat.

Ai tha se kjo është një nga psitat e hetimit të policisë dhe sipas tij dyshimet janë të forta se ai mund të jetë larguar andej.

Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine. Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike.

Kujtojmë që Ervis Martinaj është zhdukur që prej datës 7 gusht. Shumë shprehen që ai është vrarë ndërsa të tjerë besojnë që është vetëzhdukur për të marrë hak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.