Categories
HOME

Arbana Osmani ndan me ndjekësit video-n e parë me vogëlushen Zoi

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm.

Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur. E vetëm disa orë më parë, prezantuesja ndau me ne Instastory-n e parë me vogëlushen e saj. Video që Arbana ka postuar shihet teksa mban Zoin e vogël që sapo e ka zënë gjumi në krah dhe nuk mund të na e ëmbëlsonte ditën më shumë se kaq: Më në fund pak paqe

Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.

Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi  që na presin nga ky edicion

Leave a Reply

Your email address will not be published.