Categories
HOME

“Fati i secilit prej nesh është i shënuar”, pas moshësh 33 vjeçare je fiks si mamaja jote

Gjatë adoleshencës kemi bërë gjithçka që kemi mundur për t’u dalluar nga prindërit tanë. Çrregullimet dhe rebelimet ishin rendi i ditës, sepse ndjenja jonë e lirisë dhe dëshira për të zbuluar botën ishin aq të forta, sa të mos shihnim askënd në fytyrë. Dhe sot? Vitet kalojnë dhe ditë pas dite, ne kuptojmë se po ngjajmë gjithnjë e më shumë si nëna jonë.

Sipas Freud-it dhe teorive të tij psikoanaliste, konflikti midis prindërve dhe fëmijëve është i pashmangshëm. Ndonjëherë kjo periudhë e vështirë është e nënkuptuar dhe nganjëherë është shumë eksplicite, por është gjithmonë aty. Kjo fazë është vetëm një tranzicion sepse mendojmë se nevoja jonë primare është që të dallojmë veten nga prindërit tanë.

Ky studim u krye nga kirurgu plastik Julian De Silvia dhe konfirmoi se fillimi i “transformimit” tonë në nënat tona ka një datë të saktë, madje, një moshë të saktë: 33 vjeç. Fati i secilit prej nesh është shënuar, ne do të bëhemi një fotokopje e prindërve tanë.

Mosha 33 vjeç i korrespondon mesatarisht disa prej fazave më të rëndësishme të jetës së një gruaje: shtatzënisë, amësisë, martesës. Këto janë të gjitha fazat që na vënë në provë dhe na bëjnë të rritemi si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Sfidimi i këtyre përvojave të reja duke marrë frymëzim nga nëna, mund të jetë hapi i parë drejt ngjashmërisë.

Burrat nga kjo pikëpamje janë më të hershëm dhe fillojnë të duken si babai i tyre në moshën 30 vjeçare: përgjegjësitë e reja, ndryshimet e vendit, puna dhe e ardhmja janë prova të rëndësishme që burri tenton të përballet, në mënyrë të pandërgjegjshme, në të njëjtën mënyrë siç do të kishte bërë babai.

Pranimi për t’u bërë i ngjashëm me prindërit tanë mund të jetë i frikshëm por sigurisht që nuk është problem. Ju nuk mund ta keni vënë re ende, por ju jeni fryt i meritave dhe defekteve të atyre që ju dhanë jetën dhe ju rritën me dashuri. Mundohuni të gjeni anën pozitive, për t’u bërë përzierja e duhur e gjërave të bukura që shihni në sytë e nënave tuaja. /Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.