Categories
HOME

“Jam e traumatizuar…”/Britney Spears heq dorë nga koncertet ‘live’

Këngëtarja e njohur dhe shumë e diskutuar kohëve të fundit nëpër media, Britney Spears ka shprehur se nuk do të performojë më ‘live’ pasi pretendon se është e traumatizuar.

Në një postim që është fshirë, 40-vjeçarja u ankua për përvojat e saj të mëparshme si një artiste turneu si dhe për përgatitjen e nevojshme për çdo shfaqje.

Artistja, e cila ka patur gjithsej dhjetë turne gjatë 23 viteve të fundit pranoi se pasiguria e saj u shkaktua nga kërcimtaret femra të punësuara për ta mbështetur në skenë.

“Fotografitë më fyese të ashtuquajtura profesionale në çdo turne. Unë jam jashtëzakonisht e shkurtër, por sigurisht që ekipi im gjithmonë punësonte vajzat më të shkurtra që të ishin në skenë me mua. Jam e traumatizuar gjatë gjithë jetës dhe po jam e inatosur dhe jo, ndoshta nuk do të performojë më vetëm sepse jam kokëfortë dhe do ta them mendimin tim”.

Rikujtojmë, se së fundmi ylli i pop-it ka bërë një rrëfim në lidhje me babanë e saj, Jamie Spears dhe të ëmën, Lynne Spears. Britney tha se vendosi të ndajë diçka që nuk e kishte zbuluar më parë, se duhej të kalonte tre rezonanca përpara se të dërgohej në “atë vend”.

Ajo theksoi se kishte një kist kur ishte më e re, rreth tetë vjeçe dhe se ishte e shqetësuar se mund të ishte kancerogjene, por mjekët e siguruan se ajo ishte mirë pas një rezonance. Sipas Top Albania Radio ajo tha se ishte e hutuar dhe donte ta besonte këtë sepse kishte më shumë kuptim, por shtoi se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë dhe se duhet të konkludojë se familja e saj ishte thjesht “e keqe”.

Risjellim në vëmendje se Spears ka shprehur gjithashtu se ndihet sikur një pjesë e saj “ka vdekur” mes marrëdhënieve të tensionuara me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15. Më herët Jayden James Federline, u shpreh se ata nuk morën pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari, por ai nuk ka urrejtje për nënën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.