Categories
HOME

Jasharaj tregon çfarë i tha Kurti në takim, “arsyet” pse nuk po pranohen kërkesat e tyre

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti përmes një konference ka bërë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, shkruan Gazeta Infokus.

E sipas Jasharajt arsyetimi i qeverisë është se kanë ndarë pako për sektorë të ndryshëm e se dimri do të jetë i vështirë.

“Arsyetimi i tyre është iu zakonshëm se kanë bërë pako se kanë dhënë andej këndej se dimri do të jetë i vështirë, dhe pikërisht kur është dimri i vështirë  shtohet arsyeja e kërkesës sonë që të i ndihmojmë njerëzit në sektorin publik policia dogana shërbyesit civil mësimdhënësit të ndihmohen për të përballuar më lehtë dimrin, kjo ndihmës për momentin nuk po shtohet dhe ka mbetur tek ajo pako të cilët e dini të gjithë opinioni që grevistët e kanë refuzuar”, ka deklaruar Jasharaj.

Ndryshe, takimi i sotëm në mes të kryetarit të SBASHK-ut, dhe kryeministrit Kurti, ka zgjatur më shumë se dy orë. /Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published.