Categories
HOME

E tregoi para të gjithëve se ishte shqiptar/ Shuhet aktorja e madhe, Irene Papas

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappas.

Irene Papas Famous Greek Actress And Singer Has Starred In Over 70 Films

Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irena Papa Leleku, është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.

Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.

Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë.”

Irene Papas së bashku me aktorin e njohur shqiptar kanë luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”, atje ajo ka bërë të ditur se ka origjinë shqiptare.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Irene Leleku, Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma. Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu” së bashku me legjendarin kosovar, Bekim Fehmiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.