Categories
HOME

Në shërbim të njerëzve në nevojë, ndahet nga jeta Jonuz Kastrati, babai i biznesmenit të njohur

Gjatë mbrëmjes së djeshme është ndarë nga jeta njeriu i cili gjithmonë ka qenë në shërbim të njerëzve në nevojë, Jonuz Kastrati.

Babai i biznesmeit të njohur, Shefqet Kastrati, ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe të familjarët dhe te njerëzit të cilët kanë patur fatin ta njohin.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë bërë me dije lajmin e hidhur duke njoftuar se homazhet për të do të kryhen pranë Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri në orën 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit në do të kryhet në orën 14:00 tek Xhamia e Re në Mullet.

“Te dashur familjare, te aferm dhe miq! Me hidherim te madh familja Kastrati njofton ndarjen nga jeta te babait tone te dashur Jonuz Kastrati. Sot familja jone e madhe humbi nje nga shtyllat e saj, babain e urte, gjyshin e dhembshur dhe fisnik, sherbyesin e madh te njerezve ne nevoje. Familja, duke vazhduar to ece ne gjurmet e tij, ju fton juve, te afermve dhe miqve, te respektojme sic e meriton njeriu yne i dashur ne diten e fundit.

Homazhet kryhen neser prane Hotel Sheraton nga ora 11:00 deri ne oren 13:00 dhe ceremonia e varrimit ne oren 14:00 tek Xhamia e Re Mullet. Qofsh i Xhenetit i shtrenjti yne! Me respekt Shefqet Kastrati”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.