Categories
HOME

Publiku pyet ku janë dyshja ‘LMFAO’, 10 vjet pas krijimit të një prej videove më të bukura në botë

Dyshja e muzikës elektronike të vallëzimit që sundonte në vitet 2010 duket se papritur janë zhdukur nga sipërfaqja e planetit dhe internetit, prandaj mediat me të drejtë pyesin, çfarë ndodhi me LMFAO?

Vitet 2010 mund të ishin vërtet “të sikletshme” sa i përket modës së keqe të veshjes, të flokëve apo dhe internetit të kufizuar, shkruan me ironi rrjeti Unilad.

Një prej aspekteve zbukuruese ishin në fakt grupe muzikore si LMFAO dhe diskografia e tyre e ritmeve përfshirëse të vallëzimit.

Asokohe, dyshja që në jetë janë dajë e nip, ishin aq të famshëm me hitin e tyre ‘Party Rock Anthem’, saqë ende renditen në vend të 7 në hitet më të dëgjuara të Billboard.

Por ku janë ata tani?

Siç rezulton, dyshja e Redfoo (emri i vërtetë Stefan Gordy) dhe nipi i tij Sky Blu (Skyler Gordy) – ishin aq të fortë sa që performuan me Madonna në finalen e Superbowl në 2012.

Pak para kësaj Sky Blu, i cili tani ka ndryshuar pseudonimin në 8ky, pësoi një dëmtim në kurriz dhe vendosi të merrte ca pushime.

Asokohe RedFoo insistonte se çdo gjë ishte në rregull: “E kemi bërë prej kohësh këtë, tani kërkojnë të dalë diçka natyrale jo më e sforcuar”.

Por nipi i tij RedFoo foli në Facebook në 2016 për problemet e tij duke treguar se kosher nje tjeter histori prapa: “Nga 8ky; kam dashur prej kohësh të flas për situatën me LMFAO.”

“Nga respekti për familjen kam dashur të mbaja gjithçka për vete, por teksa doja të publikoja albumin e ri, avokati më tha se duhet të kërkoj pronësinë e të gjitha të drejtave me grupin LMFAO.”

“Gjëra të tilla kanë ndodhur, teksa une e dija se ne punonim 50/50, por kur nuk i respekton njerëzit marrëdhënia dëmtohet, si nga ana partneritetit dhe ajo familjare”, tha ai për lidhjen me dajën, që kryesonte grupin LMFAO.

Sky Blu shkruante më tej: “Ti ke vazhduar të bëje turne me muzikën tonë të LMFAO dhe ke fituar shumë para, nuk më thirre asnjeherë për të parë nëse isha mirë por vazhdoje lojën e ritmeve ‘shuffling’ çdo ditë pa mua”, shkruan ai, duke iu referuar stilit te kohes “shuffling” te kercimit me levizjet e terheqjes se kembeve,  duket shpesh ne videot e tyre.

Rrjeti UNILAD ka tentuar të kontaktojë me 8ky dhe RedFoo për komente, por tashmë 10 vjet pas pushimit të tyre ata nuk kanë publikuar më muzikë së bashku, edhe pse kanë prodhuar disa këngë solo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.