Categories
HOME

David Beckham pret 13 orë në radhë për të nderuar Mbretëreshën Elizabeta II

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, iu bashkua radhës publike për ti bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeta II, duke thënë se ishte e rëndësishme për  të ishte aty.

Ai iu bashkua figurave të tjera  që ishin parë duke pritur për të nderuar këtë javë monarken, duke përfshirë ish-kryeministren Theresa May.

Beckham,  qëndroi në radhë për 13 orë. Duke folur për nderimin e Mbretëreshës në fushën e futbollit, Beckham i tha ITV News:

“Sa herë që qëndronim aty kur vishnim ato fanella të tre luanëve dhe unë kisha shiritin tim në krah dhe këndonim God Save the Queen, kjo ishte diçka që do të thoshte shumë për ne”.

Duke folur për pritjen në radhë si gjithë të tjerët, ai tha: “Mendova se duke ardhur në orën 2 të mëngjesit do të ishte pak më e qetë, e kisha gabim”.,

Deri më tani ka pasur jo pak kritika për mënyrën se si figura të tjera, duke filluar nga politikanët e deri te prezantuesit e televizionit, ishin në gjendje të “kapërcenin” radhën e gjatë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.