Categories
HOME

Ivanka Trump tregon barkun e tonifikuar teksa shkon në sinagogë me fëmijët, dhe burrin që po kurohet nga kanceri (fotot)

Ivanka Trump shijonte sot motin me diel në Miami dhe doli një xhiro të shkurtër rreth shtëpisë së marrë me qera, para se të nisej bashkë me tre fëmijët dhe të shoqin për në sinagogë.

Ish-këshilltarja kryesore e Shtëpisë së Bardhë shfaqte ngjyrimin e lëkurës që ka marrë në diellin e Florida, e gjithashtu mbante zbuluar pjesën e barkut teksa vishte një komplet me motive florale  për shëtitjen e saj.

40 vjeçarja Ivanka dukej se ishte shumë e angazhuar në një bisedë telefonike teksa flokët biondë i kishte lidhur lirshëm, kurse një çantë e vogël kafe i varej në sup.

Byrzylyku që ajo mbante në kyç, sipas Daily Mail i ngjante atyre që praktikuesit e besimit hebre mbajnë për të mbajtur larg “syrin e keq”.

Familja dukej e lumtur teksa dilet për shëtitjen e tyre teksa tre fëmijët ecnin në monopatina dhe mbanin helmeta të vogla për siguri.

Ivanka është konvertuar në xhudaizem pak para martesës me Kushner, dhe familja ruan traditat fetare hebreje të kosher e Sabbath.

Bashkëshorti Jared, 41 vjeç, mbante një kapele blu e syze dielli.

Ai raportohet se ka kryer së fundmi ndërhyrjen e dytë për kancerin në tiroide, që është quajtur e suksesshme.

Kushner po publikon gjithashtu një libër kujtimesh nga koha që punonte në Shtëpinë e Bardhë, i cili është vlerësuar nga e shoqja si “një libër i mrekullueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.