Categories
HOME

Ilir Shaqiri ‘tradhton’ Top Channel/ Do jetë në jurinë e emisionit në Tv Klan

Vetëm tri ditë na ndajnë nga nisja e programit më të ndjekur të kërcimit “Dance With Me” në televizionin Klan, të hënën prime-time.E teksa më herët produksioni na ka njohur me konkurrentët fantastikë të edicionit të shtatë të “Dance With Me”, tanimë erdhi momenti që të njihemi edhe me ‘qershinë mbi tortë’ të këtij programi, jurinë.

Policia “mësyn” në shtëpinë e Ilir Shaqirit, batuta e balerinit: Kur vijnë për të të arrestuar, dhe ia hedh me një foto – Balkanweb.com – News24

Ermal Mamaqi, Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa do të jenë juria e “Dance With Me” dhe padyshim që do të jenë lezeti i këtij edicioni, i cili nis siparin këtë të hënë, më 19 Shtator, në orën 20:15, në televizion Klan.

Emra të dashur dhe shumë të pëlqyer, të cilët së bashku me VIP-at pjesëmarrës do t’i bëjnë mbrëmjet e së hënës të paharruara për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.Kujtojmë që 10 VIP-at e “Dance With Me” janë: Luiza Gega, Kampionia e Evropës në Atletikë; Cindy Marina, modelja shqiptaro-amerikane, që përfaqësoi vendin tonë në Miss Universe 2019; Anita Haradinaj, gazetare dhe fytyra e lajmeve në Kosovë; Kastro Zizo, këngëtar dhe autor këngësh.Orgesa Zaimi, këngëtare dhe moderatore radiofonike; Valon Shehu, roker i njohur; Arbnora Ademaj, Miss Kosova 2007; Andi Lila, ylli i Kombëtares shqiptare; Igli Zarkaj, aktor dhe regjisor i njohur; Arta Nitaj, modele e njohur nga Kosova.

FOTO LAJM/ “Arrestohet” Ilir Shaqiri? Foto që po bën xhiron e rrjetit – Abc News

Leave a Reply

Your email address will not be published.