Categories
HOME

Elhaida Dani rikthehet në Shqipëri, ja në cilin emision do ta shohim këngëtaren

Teksa edhe pak ka mbetur nga startimi i programit, nga dita në ditë po zbulohen konkurrentë të rinj që do të marrin pjesë në “Dancing with the Stars”.

Sot, një tjetër emër jo pak i njohur është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e emisionit, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elhaida Dani, e cila rikthehet pas shumë kohësh në një spektakël shqiptar.

“Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi Elhaida, mirë se vjen në kastin e DWTS!”– thuhet në faqen zyrtare të emisionit.

Të tjerë konkurrentë të konfirmuar deri tani janë Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani dhe Julka Gramo.

Bora Zemani dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing with The Stars”.

Mirëpo, tashmë raportohet se edhe Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues në spektaklin e kërcimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.