Categories
HOME

Pse u nda me Sin Boy? Rina Balaj flet pa doreza: Tre muajt e fundit ishin…

Krejt mundohemi të ndryshojmë për mirë” u përgjigj Rina Balaj kur u pyet së fundmi nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, duke tentuar të ‘fshehë’ vuajtjen e ndarjes nga Sin Boy “Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”– shtoi ajo më pas.

Sa jep shanse të dyta reperja? “Varet sa ndikim ke në jetën time nëse je shumë i rëndësishëm falim pak…”,tha ajo kur u pyet për ‘Prive”, por shtoi se “çfarë thuhet nuk ngjitet aq shpejt”.

Gjatë intervistës ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca.

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte nuk ishte e shpejt apo e papritur”– mbylli ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes, gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Rina po ashtu deklaroi se bashkëpunimet që kanë patur në plan për tu publikuar, do dalin dhe ndarje nuk do e pengojë këtë gjë.

Rina konfirmoi pak ditë më parë atë që përflitej prej kohësh: Ajo dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare, në një intervistë me T7 ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale, gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë./Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published.