Categories
HOME

Beatrix do jetë përballë Borës dhe Donaldit? Alketa Vejsiu përgjigjet: Edhe mund të ndodh

Meqenëse formula e konkurrimit këtë edicion të ‘Dance With Me’ në Tv Klan ka ndryshuar dhe javë pas jave do të ketë eliminime, prezantuesja Alketa Vejsiu tha mbrëmjen e sotme se në javët e ardshme do të ketë edhe konkurrentë të rinj që do t’i bashkohen garës.

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj bëjnë 'xing', kush kë e kopjoi? - SHQIP.com

Në fund të mbrëmjes së parë të këtij edicioni, ndërsa të gjithë prisnin se cili do të ishte i eliminuari i parë, Alketa tha se në javët e ardhshme, spektaklit i kërcimit do të ketë hyrje të reja në javët e ardhshme. I menjëhershëm ishte reagimi i Ermal Mamaqit, i cili pyeti nëse do të jetë Beatrixi. Alketa tha se ftesa është e hapur për këngëtaren, si edhe për shumë personazhe të tjerë që duan të bëhen pjesë e këtij spektakli.

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DËMA, mirë se të vijë”, tha Alketa pa konfirmuar nëse këngëtarja e njohur, e shumëkomentuar pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother, mund t’i bashkohet spektaklit të kërcimit.

Beatrix Ramosaj kopjohet nga Bora Zemani? - Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.