Categories
HOME

Edhe një futbollist tjetër refuzon ftesën e Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares kosovare, Alain Giresse në konferencë për media sot ka njoftuar se edhe një tjetër futbollistë është larguar nga Kosova.

Giresse ka njoftuar se mesfushori qendror, Uran Bislimi ka refuzuar ftesën e FFK-së për tu bashkangjitur me kombëtaren A.

Bislmi ishte më herët pjesë e Kosovës për grupmoshat U-21, por ai ka refuzuar ftesën për tu bashkuar me kombëtaren A.

“Bislimi, i cili ishte pjesë e U-21, ka refuzuar në fund të luaj me kombëtaren A, rastin është i njëjtë sikurse me Kurtulus”, ka thënë selektori Giresse.

Gjatë tërë konferencës, selektori francez ka folur për mungesën e futbollistëve në reparte të caktuara dhe zgjedhjen e futbollistëve të rijnë përkundër se nuk kanë eksperiencë të mjaftueshme.

Uran Bisilimi, 22-vjeçar përpos nënshtetësisë kosovare posedon edhe atë zvicerane. Ai luan me skuadrën e Luganos, ku gjatë këtij sezoni ka zhvilluar nëntë paraqitje. /Paparaci.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.