Categories
HOME

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” konfirmon lidhjen: Nuse u bëra për qejfin e vjehrrës sime

Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Gjini, së fundi u shfaq nuse në një postim në ‘Instagram’.

Ky postim ngriti dyshimet se ajo i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo ka pranuar se është në një lidhje, por nuse është bërë për t’i bërë qejfin vjehrrës

“U bëra për qejfin e vjehrrës sime se donte të më shihte nuse dhe unë ja plotësova dëshirën, i tregova si do jetë nusja e saj e ardhshme. Shumë shpejt do bëhem vërtet nuse, por t’ja lëmë kohës”, tha Ana.

E pyetur se kush është fatlumi, ajo u përgjigj: Ah fatlumin nuk e tregoj kaq shpejt se kam hall që ma marrin n’sysh se e kam dritë syri.

Ndryshe, Ana në “Për’puthen” kishte krijuar lidhje me Bruno Shemsho, por që pas daljes nga ky program i dhanë fund lidhjes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.