Categories
HOME

​Sindikata e Administratës nuk e di kush është në grevë, e as numrin e saktë të grevistëve

Greva e përgjithshme në vend ka hyrë në javën e katërt, e në këtë grevë përveç SBAShK-ut, janë edhe punëtorët e administratës publike. Megjithatë, në Sindikatën së Pavarur të Administratës të Kosovës, thonë se nuk e dinë se numrin e punëtorëve të administratës publike në nivel qendror dhe lokal që janë në grevë.

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, ka deklaruar për KosovaPress, se greva është duke vazhduar.

Gashi është shprehur se greva ka ardhur nga mosdëgjimi i kërkesave nga Qeveria për hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Sipas tij, nuk dihet numri i institucioneve lokale dhe atyre qendrore që kanë hyrë në grevë.

“Numrin nuk e dimë për arsye se ju e dini që greva është vullnet i palëve, në këtë rast anëtarësisë së dy palëve dhe të tjerëve që konsiderojnë se iu kanë shkel të drejtat dhe pajtohen me kërkesat që i ka ngritur BSPK-ja, në raport me të drejtën e punës, kushtet e punës dhe aspektin material në këtë kontest kur kërkojnë paga më të mira”, tha ai.

Ndërkaq ka thënë se në grevë nuk janë edhe institucionet që janë të privuara nga organizimi i grevës.

“Ka disa institucione, sipas ligjit të grevave janë të privuar nga organizimi i grevës, për arsye sepse ashtu e ka paraparë ligji dhe ne në këtë rast nuk kemi insistuar, siç janë policia, zjarrfikësit, shëndetësia, gardianët dhe të tjerët”, tha Gashi.

Ai shtoi se greva ka ardhur si pasojë e mosdëgjimit të kërkesave ndaj të punësuarave në sektorin publik.

“Kjo grevë ka ardhur si rezultat i mosdëgjimit të kërkesave të drejta të të punësuarave në sektorin publik, pse jo edhe nga ai privat, pasi kemi edhe paralajmërime të sektorit privat, si rezultat i mosrealizimit të kërkesave dhe halleve, të cilat i kanë në këtë periudhë të keqe ekonomike”, ka shtuar Gashi.

Ai po ashtu tha se BSPK-ja e ka bërë të ditur se është e gatshme në çdo kohë për dialog me qeverinë.

“BSPK-ja me kohë ka bërë të qartë se është çdo kohë, çdo ditë e gatshme që të dialogojë dhe sa më shpejtë të gjejmë një zgjidhje e cila do të na nxirrte nga një situatë, të cilën as ne vet nuk e parapëlqejmë, por sido të jetë është masë, e cila e ka dhënë ligji”, tha ai.

Më tej, Gashi është shprehur i shokuar në lidhje me rastin e ish kryetarit të shoqatës sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai kërkon nga ministria ta kthejë atë në vendin e punës, pasi sipas tij, një veprim i tillë nga ana e kësaj ministrie bie ndesh kryekëput me ligjin e organizimit sindikal.

“Isha i shokuar, duke marrë parasysh që punëtori Agron Maloku, i cili ka qenë kryetar i shoqatës sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, pas fillimit të grevës është bërë një transferim pa vullnetin e tij nga kjo ministri dhe është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe them se ky veprim është në kundërshtim komplet me ligjin mbi organizimin sindikal…8:57 Një veprim i tillë nga ana e kësaj ministrie bie ndesh kryekëput me ligjin e organizimit sindikal”, ka përfunduar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.