Categories
HOME

Nga këpucët që ia veshin të tjerët te pakënaqësia kur hapeshin dritaret, 5 fakte që nuk i dinit për mbretëreshën Elizabeth

Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni. Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, edhe zakonet nga më të çuditshmet për shembull. Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth kishte shumë për të treguar. Më poshtë do të njiheni me 5 prej zakoneve të çuditshme që s’besojmë t’i ketë njeri tjetër në botë.

1.Udhëtonte gjithmonë me një qese gjak me vete: Në ndryshim nga qytetarët e thjeshtë që duhet të kenë gjithmonë një objekt identifikimi me vete, kartë identiteti a pasaportë qoftë, mbretëresha Elizabeth nuk kishte nevojë për asnjërën prej tyre. Megjithatë duhet të kishte gjithmonë një qese gjak me vete në rast aksidenti.

2.Nuk i pëlqen të hapte dritaret: Stafi i mbretëreshës Elizabeth është i shumtë në numër, kështu që është absurde të mendosh se ajo mund të denjonte të hapte dritaret e pallateve mbretërore ku qëndronte. Por, mesa duket mbretëresha Elizabeth nuk i kishte shumë qejf dritaret e hapura sidomos në Buckingham Palace, pasi duhet që fasada e tij të jetë gjithmonë sa më përfekte.

3.Nuk përdorte kurrë kuba akulli në pije: Në ditët e nxehta të verës, asgjë nuk shijon më shumë se një pije e freskët apo cocktail me kuba akulli brenda në gotë. Mirëpo kjo nuk vlente për mbretëreshën Elizabeth, e cila i urrente kubat e akullit.

4.Mbante gjithmonë një varëse çantash me vete: Një detaj i çuditshëm, apo jo! Ka një arsye për këtë këtë. Mbretëresha Elizabeth nuk lejonte kurrë që dikush t’i merrte çantën në takime zyrtare, ndaj mbante gjithmonë një varëse çantash që e vendos gjithmonë poshtë tavolinës.

5.Nuk i provonte kurrë këpucët e reja e para: Nuk ka rregulla specifike për të zgjedhur një palë këpucë të reja, mjafton të mos i kesh këmbët e lodhura apo enjtura, e mbi të gjitha të jenë të pastra dhe pa djersë. Megjithatë kjo nuk vlente për mbretëreshën Elizabeth. Ajo nuk e ka përjetuar kurrë kënaqësinë e të provuarit një palë këpucë, pasi kishte gjithmonë një shërbyese e saj besnike (që ka të njëjtin numër këmbe) që provonte këpucët për të, madje edhe ecte mbi to për pak minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.