Categories
HOME

PAMJE: Rugovasi gjen kërpudhën gjigante në Drelaj

Një rugovas ka gjetur një kërpudhë gjigante në Bjeshkët e Rugovës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas postimit të tij, kërpudha është më diametër 98 centimetra dhe peshon 3.3 kilogramë dhe është gjetur në fshatin Drelaj të Rugovës.

“Te nderuar miq! Sot gjeta nje KEPURDH gjigante ne fshatin Drelaj afer bujtines KAQAKU! Pesha e saj ishte 3.3 kg (tre kilogram e 300 gram! Kurse madhesia ne rrumbullak eshte 98 cm! Keto jan bjeshket tona shqiptare te bekuara! Mir se vini ne Rugove! Me respekt nga une Besniku!”, ka shkruar rugovasi në Facebook./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published.