Categories
HOME

Publikohet fotografi e rrallë e Fehmi Lladrovcit në gjykimet në vitin 1984

Në 24-vjetorin e rënies së Fehmi Lladrovcit, fotoreporteri i njohur Ilaz Bylykbashi publikoi një fotografi të heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë fotografi shihet Fehmi Lladrovci në një seancë gjyqësore në vitin 1984.

“Për mos me u harrue: Fehmi Lladrovci i akuzuar për veprimtarinë e tij atdhetare!”, ka shkruar Bylykbashi krahas fotografisë së publikuar në Facebook.

Foto: Ilaz Bylykbashi

 

Kujtojmë se sot janë bërë 24 vjet që nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë. Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./

Leave a Reply

Your email address will not be published.