Categories
HOME

Befason Anxhela Peristeri: Jam me origjinë greke

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka dhënë një intervistë për “EPT 1” në Greqi. Për herë të parë, ajo ka zbuluar se rrënjët e saj janë greke, ndaj mban mbiemrin “Peristeri”.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja.

Kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, me këngën e titulluar “Karma”.

Categories
HOME

Cikloni ‘Seroja’ godet kontinentin, shtëpitë fluturojnë në ajër (video)

Cikloni tropikal “Seroja” god iti bregdetin shtetëror të Australisë Perëndimore me erëra të forta deri në 170 km/h brenda natës, thanë zyrtarët.

Qyteti i Kalbarrit mori god itjen më të rëndë nga stuhia, ku u dëmtuan shtëpi dhe çatitë “fluturuan” në ajër, u thyen pemë, u rrëzuan shtylla elektrike, si dhe rrugët të mbushura plot me mbeturina.

“Ne jemi një qytet i vogël. Gjysma e tij është rrafshuar”, tha një banor i Kalbarrit.

Autoritetet thanë se Cikloni ‘Seroja’ kishte mbajtur ritëm dhe forcë “të pazakontë” gjatë gjithë natës të së dielës, ndërsa lëvizte nga Kalbarri dhe Geraldton për në bregdet. Ndërsa muajin e kaluar, zonat e Australisë lindore u evakuuan, pasi lumenjtë dhe digat vërshuan me përmb ytjet më të mëdha në dekada, ku rreth 18,000 njerëz u zhvendosën.

Categories
HOME

U zunë keq, por Atdheu u fut prapë në ”Për’puthen” për Antonelën/ Blerimi habit me veprimet

Rikthimi i Atdheut në Për’Puthen ka sjellë edhe reagimin e Blerimit, i cili ka qenë një ndër konkurrentët që pëlqente Antonelën. Atdheu u shpreh se Blerimi ka vërtet pëlqim për Antonelën, ndërsa djali tjetër e ka aku zuar si manip ulator.

“Ka të drejtë Blerimi përderisa shfaqi shenja xhelozie do të thotë që ka pasur pëlqim, kurse Riniani jo”, tha Atdheu.

“Nuk kam inate personale me Atdheun biles më është bërë qejfi atë ditë qe erdhi. Unë jam e sigurt që këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Jam e sigurt që jeni takuar, edhe në Sarandë se ajo është e lirë si zogu në qiell mund të fluturosh. Shpresoj mos keni dallim vetëm tek ngjyra e flokëve, por të keni më shumë, them se e kanë një gjë të njëjtë, për të mani puluar”, tha Blerimi.

Ndërsa Atdheu i është rikthyer duke theksuar se në Sarandë ata kanë që lluar rastësisht në të njëjtën ditë, ndërsa ndodhej për disa punë të tij.

“Me kohë do të bindet edhe Blerimi se ato që tha nuk janë të vërteta, se lokalin tim e kanë bërë si studio takimesh. Për punën e Sarandës kemi qëlluar në të njëjtën ditë, unë isha atje për punët e mia”, tha Atdheu.

Categories
HOME

Dikur doli me Muratin, tani Atdheu lë keq Sindin: Tani që po më kërkon t’i mua më ka ik pëlqimi

Sindi dhe Atdheu ishin në një takim katër minutash për të sqaruar se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre pasi ai u rikthye në Për’Puthen.

Djali nga Kosova i tha se nuk ndjente më pasi kishte parë takimet me Locon e Muratin. Ndërsa Sindi iu përgjigj se po gënjente.

Atdheu: Dua të të jap një përqafim që më ke mb rojtur gjatë gjithë kohës dhe për gjendjen emocionale se kam shumë respekt për ty. Sidni: Faleminderit për përqafimin

Sindi: Me ne ça do të behet se i kemi lënë si pezull. Atdheu: Prandaj s’të kam bezdisur më se kam parë pëlqimin që kishe.

Sidni: Edhe ti ke pasur pëlqime të tjera. Atdheu: Edhe unë vazhdova me takimet e mia, por kur pashë ndjenjat ndaj Muratit dhe Lokos. Sindi: Vazhdon të kesh pëlqim për mua? Atdheu: Me çfarë kam parë me Muratin dhe Lokon më ka ik pëlqimi.

Sidni: Pse gënjen? Atdheu: Jo pse jam duke gënjy: Them ta lejmë gjatë rrugës. Sidni: Nëse të ftoj në takim do të dalësh me mua? Unë do të dilja.

Atdheu: Pse mendon se do të të refuzoja? Sindi: E di që nuk do të më refuzoje.

Categories
HOME

Murati e la për Olën, por ai gati sa nuk qau pas fjalëve të Sindit: Uroj të jesh i lumtur Murat

Pas shfaqjes së pjesës së parë të takimit me Anxhelon, Sindi i ka kërkuar falje pasi nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë pas situatës me Muratin.

Ajo gjithashtu shprehu një mesazh për Muratin duke i uruar lumturi me këdo që ndihet mirë në program.

Shpresoj që të jesh i lumtur me këdo që ndihesh mirë në program dhe të kërkoj falje nëse nuk kam folur si duhet”, tha Sindi.

Categories
HOME

BE i mbyll derën Malit të Zi për borxhin ndaj Kinës

BE refuzon kërkesën e Malit të Zi për ndihmë në shlyerjen e një huaje të marrë në Kinë. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha se BE nuk asiston në ripagimin e huave nga palët e treta.

“Bashkimi Evropian ka krijuar një instrument konkret për të mbështetur projektet kryesore të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo duke theksuar se Plani Ekonomik dhe i Investimeve, i prezantuar në tetor të vitit të kaluar, do të ndihmonte për të marrë fonde nga investitorë të tjerë publikë dhe privatë, përfshirë Banka e Investimeve.

Kërkesa e Malit të Zi vjen nga pamundësia për të shlyer një hua prej 1 miliardë dollar, për një projekt të papërfunduar rrugor që ka dëmtuar financat e vendit. Në 2014, Mali i Zi nënshkroi një marrëveshje me ExIm Bank të Kinës për të financuar 85 për qind të kostos së një rruge, raporton Financial Times. Kina mban një të katërtën e borxhit të Malit të Zi dhe pavarësisht vonesave në ndërtimin e autostradës, kësti i parë pritet të shlyhet në korrik.

Nëse Mali i Zi do të dështonte në pagesë, kushtet e kontratës i japin Kinës të drejtën për t’i marrë Malit të Zi sipërfaqe toke si kolateral. Qeveria e re që mori detyrën në dhjetor duhet të përballet tani edhe me këtë sfidë, përpos asaj të pandemisë që ka dëmtuar rëndë turizmin.

Të njëjtin qëndrim me Pisoneron përsëriti edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. Sipas tij, hapa të tillë duhet të konsultohen mirë nga autoritetet para se të merret vendim.

Ai tha se, kur bëhet fjalë për veprime nga vendet partnere në marrjen e huave ose hyrjen në marrëdhënie ekonomike me palët e tjera, çdo vend është i lirë të përcaktojë objektivat e tyre të investimit.

“Duke folur posaçërisht për Malin e Zi dhe Kinën, BE ka shqetësime mbi efektet socio-ekonomike dhe financiare të disa prej investimeve të Kinës, të cilat mund të kenë efekte në vend. Ekziston rreziku i çekuilibrave makroekonomikë dhe varësisë nga borxhi. Motivimi për të ndërmarrë hapa të tillë, marrja e kredive të tilla duhet të kontrollohet me autoritetet malazeze”, shtoi Stano dhe kujtoi planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor për të cilin ai tha se do të mobilizonte deri në 9 miliardë euro për investime në transport, energji, zhvillim të qëndrueshëm dhe vendet e punës./ European Western Balkan /

Categories
HOME

Ja kur mbërrijnë/ Lajm i mirë për Kosovën, sigurohen rreth 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Rreth 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer, do të shpërndahen në 47 vende në tremujorin e dytë të këtij viti, ka deklaruar Aleanca Globale e Vaksinave dhe Imunizimit (GAVI).

Në planin e shpërndarjes është përfshirë dhe Kosova. Shpërndarja e vaksinave do të nisë nga muaji prill, deri në qershor të këtij viti. GAVI, i cili drejton instrumentin COVAX, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Koalicionin për Inovacion në Gatishmëri për Epidemitë, thotë se ata kanë dorëzuar 1.2 milionë doza të vaksinës Pifzer, për 18 pjesëmarrës së programit të parë. Gjatë raundit të dytë, do të shpërndahen 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, për 142 shtete pjesëmarrëse në këtë program.

Sipas informacionit të fundit të lëshuar nga GAVI, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut do të marrin 100,620 doza të vaksinës Pfizer përmes programit COVAX nga prilli deri në qershor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vaksinat nuk janë shpërndarë për Malin e Zi në raundin e tretë, ndërsa Serbia pritet t’i marrë 28,080 doza.

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën dozat e para të vaksinave anti-COVID përmes sistemit COVAX në mes të marsit.

Kështu, Bosnja e Hercegovina mori 26,400 doza të vaksinës AstraZeneca si dhe 23,400 vaksina “BioNTech-Pfizer”. Pritet gjithashtu që 81,600 doza të vaksinës AstraZeneca të mbërrijnë atje më 22 ose 23 prill.

24,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur gjithashtu në Kosovë. Kosova pritet t’i marrë gjithsej 100,800 doza të vaksinës AstraZenec nën këtë program.

Maqedonia e Veriut si dhe Mali i Zi gjithashtu morën nga 24,000 vaksina AstraZeneca.

Categories
HOME

Sipas ekspertëve 5 vende të BE-së do njohin Pavarësinë e Kosovës, mediat serbe i bëjnë jehonë: Greqia njeh Kosovën

Lajmit se ekspertët e politikave ndërkombëtare David Phillips dhe Daniel Server thonë se Greqia me shumë gjasa mund të njohë Pavarësinë e Kosovës ka bërë bijë në mediat serbe.

Sipas Alo.rs, e cila e hap artikullin me titullin ‘Greqia njeh Kosovën’, Phillips dhe Server bien dakord që duhet të presim përfundimin e procesit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të shohim pozicionin e vendeve të BE-së për çështjen e statusit të Kosovës dhe të tregojnë se Greqia ka shumë të ngjarë të njohë pavarësinë e Kosovës.

‘Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i ndërtuar nga pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë të njohë Kosovën. Greqia është në ‘Agjendën 2014′. propozoi thellimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.’– thotë Philips.

“Edhe pse shpresoj se Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Kosovës, ne nuk mund të injorojmë lidhjet e saj të ngushta me shtetin serb, i cili mbështet fuqimisht Greqinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,”- vijoi Phillips.

Profesori Daniel Server beson se ka një shans minimal që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën të ndryshojnë pozicionin e tyre.

“Ndryshimi në pozicionin e Greqisë duket i parashikueshëm krahasuar me vendet e tjera. Marrëveshja e statusit përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të sjellë njohje nga pesë vendet që nuk e njohin Kosovën, por unë nuk e shoh këtë të ndodhë shpejt,”- tha Server.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, pretendon se pozicioni i pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën do të ndryshojë kur të mbarojë procesi i dialogut.

Shtetet anëtare të BE që nuk e kanë njohur Kosovën janë Qipro, Greqi, Rumani, Sllovaki dhe Spanjë.

Categories
HOME

Studimi i fundit : Pijeni këtë caj të ngrohtë para se të flini gjumë, mëse ideal për moshën mbi 60 vjec pasi trajton

I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, str esuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj, shkruan “AgroWeb”.

Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin, transmeton lajmi.net.

I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kamomil, kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Sipas studimeve, gjendja shpirtërore e njeriut dikton gjumin dhe ëndrrat që ai sheh gjatë natës.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji, janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Përbërësit:

Lëkura të thata mandarinash

Lëkura të thata limonësh

Lëkura të thata portkallesh

Kamomil

Pak xhinxher

Kanellë

Karafila

Pak mjaltë

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive,

Categories
HOME

Fiq të thatë me vaj ulliri : Kura 40 ditore që do t’iu lë pa fjalë nga dobitë e saj, ja se cfarë mund të trajtoni më të

Kombinimi i fiqve me vaj ulliri janë përdorur si il’aç natyral që kohë më parë. Ky kombinim efektiv mund të trajtojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë këtu sëm. undjet e zorrëve, sëm. undjet e stomakut, kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën dhe bronkitin etj.

Fiqtë e thatë janë të pasur me kalcium, kjo i bën ata një alternativë mjaft të mirë për njerëzit që janë intolerant ndaj laktozës.

Fiqtë janë të pasur me fibra gjithashtu, gjë e cila mundëson një efekt natyral laksativ dhe për pasojë ju ndihmojnë të bini dhe në peshë per nje periudhe kohore jo shume te gjate.

Ata janë të pasur me kalium, element i cili rregullon nivelet e sheqerit në gj. ak, me vitamina B6, C etj.

Ja receta që trajton sëm. undjet e përmendura mësipër:

Përbërësit: 40 kokrra fiq të thatë, 150ml vaj ulliri

Pritini fiqtë në copa të vogla dhe hidhini në një kavanoz qelqi, hidhni vaj ulliri dhe mbylleni kavanozin me kapak. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 40 ditë. Konsumoni një copë fiku para çdo vakti.

Trajtimi duhet të zgjasë për 40 ditë./shendeti.com.al