Categories
HOME

Me këto 2 përbëres bëhet Antibiotiku më i fortë natyral që shëron shum sëmundje…

Ky ilaç me mjaltë dhe shafran ka përbërës prej antibiotiku, analgjetiku dhe kundër inflamacioneve. Por, kini kujdes, nëse keni probleme shëndetësore, është gjithmonë mirë ta këshilloni mjekun.

CILAT JANË VETITË SHËRUESE TË KËTIJ ILAÇI?

Kombinimi i shafranit me mjaltë është ilaç natyral me përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe baktereve, që e mbështetin mbrojtjen e trupit. Po ashtu është një antibiotik i fortë natyral. Kjo përzierje shkatërron lloje të ndryshme të viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundjet. Përparësia që ka karshi ilaçeve sintetike është se nuk shkakton efekte të dëmshme në florën e zorrës. Në fakt, shërben si ushqim për të rritur praninë e baktereve të shëndetshme. Posedon një sasi të madhe me polifenole, vitamina dhe minerale. Pasi që përmban sasi të madhe me vitaminat C dhe E, parandalon efektin e radikalëve të lirë që ndërlidhen me plakjen e hershme, transmeton gazeta Kosova Sot.

DOBITË E TJERA NGA KY ILAÇ:

Ka aftësinë e luftimit të patogjeneve Mbron trurin dhe redukton rrezikun për demencë Eliminon helmet Redukton ndikimin negativ të disa llojeve të trajtimeve të kancerit Parandalon infeksionet e traktit urinar Redukton kolesterolin Ka aftësinë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrave.

SI TA PËRGATISNI KËTË ILAÇ?

Nëse keni probleme shëndetësore, duhet paraprakisht ta këshilloni mjekun apo specialistin. Po ashtu, është me rëndësi që përbërësit të jenë qind për qind natyralë, organikë, për t’i shijuar vetitë shëruese Përbërësit: 4 lugë të mëdha mjaltë (100 gr) 1 lugë e madhe shafran (10 gr) Udhëzimet: Shafranin dhe mjaltin e papërpunuar e vendosni në një kavanoz me mbyllje hermetike. E përzieni mirë para se ta përdorni, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Si ilaç preventiv, ju këshillojmë që ta konsumoni nga 1 lugë para kafjallit, çdo mëngjes. Nëse jeni të ftohur, duhet ta konsumoni nga 1 lugë çdo dorë, gjatë gjithë ditës. Ditën tjetër, e reduktoni dozën përgjysmë, dhe e merrni çdo dy orë. Trajtimi zgjat rreth tri ditë, apo varë- sisht nga simptomat e gjendjes dhe sëmundjes. Sigurohuni që përzierjen ta mbani në gojë derisa të tretet komplet. Nëse mendoni se është shumë e ëmbël, atëherë shtoni një gotë ujë të vakët. Për të përmirësuar tretjen, ju sigurojmë që të merrni një lugë, të tretur me ujë, para secilës shujtë.

Categories
HOME

Ideale Shurupi i Kollës Me Shegë dhe Mjaltë / Si Ta Përdorni Për Shërim Të Shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar.

Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin.

Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Lexoni disa sugjerime nga AgroWeb.org mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.

Vlerat E Shegës Kundër Kollës

Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin.

Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin.

Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Shurupi I Kollës Me Shegë Dhe Mjaltë

Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur

1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur

1 lugë gjelle me mjaltë.

Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.

Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.

Mund ta përsërisni për disa ditë.

Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.

Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.

Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës.

Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji.

Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

Categories
HOME

Me një të futur gishtin për 30 sekonda në ujë të ftohtë zbulojeni sa jeni të shëndetshëm në të vërtetë

Një test i thjeshtë në kushte shtëpie mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse keni probleme shëndetësore apo jo. E gjitha çfarë ju duhet për ta bërë këtë test të thjeshtë është një enë dhe ujë të ftohtë.

Ajo që duhet të bëni është t’i fusni duart në një enë me ujë shumë të ftohtë për 30 sekonda. Pasi të bëhet koha, do të kuptoni nëse jeni të shëndetshëm apo keni probleme me sistemin kardiovaaskular.

Qitni në një gotë ujë shumë të ftohtë dhe në të për 30 sekonda zhytni majat e gishtave. Pas 30 sekondave do të keni shenjën e qartë a jeni të shëndetshëm apo keni problem shëndetësor.

Nëse majat e gishtave bëhen të bardhë apo të kaltër, atëherë keni problem me qarkullimin e gj akut. Ndryshimi i konsiderueshëm i temperaturës (apo streesii) mund të shkaktojë ngërçe të enëve të gj akut, të cilat dërgojnë gj ak deri te gishtat, hunda apo veshët.

Si rezultati kësaj, këto pjesë të trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me gj ak dhe mund të mpiiheen. Probleeme me qarkullimin e gj akut mund të shkaktojë koaaguliimi i gj akut, i cili mund të jetë shumë i rreziikshëmm, sepse, nëse zbërtheheet, mund të arrijë deri te zemra apo mushkëritë dhe shkaktojë poteencialiisht vddekkjee, obezitet apo diabet.

Gjithsesi, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj edhe pas këtij testi në kushte shtëpie, për të parë nëse me të vërtetë keni probleem shëndetësor. Ky është thjeshtë një trukk popullor, i njohur në botë për të nxjerrë një diaagnozë potenciiale të shëndetit. Tanii shpërnddajenni me të tjeerët që ta provojjnë edhe ata këtë testt.

Categories
HOME

Shemi i “Ilirëve” ka dy fjalë për Elvana Gjatën

Vokalisti i grupit “Ilirët” po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”.

Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar, akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Në intervistën e gjatë dhënë emisionit “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës.

Madje, ai e paralajmeron publikisht atë, “Unë di mu ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival./indeksonline

Categories
HOME

Kjo është gjendja në Parkun e Gërmisë një ditë pas Festivalit “Sunny Hill”

Një ditë pas përfundimit të Festivalit “Sunny Hill” ka filluar pastrimi i Gërmisë. Dhjetëra punëtorë të angazhuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Vendi në të cilin për katër ditë u mblodhën mbi 20 mijë persona që ishin pjesë e festivalit “Sunny Hill”, gjatë të hënës ka këtë pamje.

Kjo ngjarje kulturore përfundoi, e pas mbetën përplot mbeturina rrugëve të parkut të Gërmisë.

Shportat duket që nuk u shfrytëzuan për atë arsye që janë vendosur.

E dekori që i dha ngjyra këtij festivali për disa ditë rresht gjatë së hënës po largohet nga dhjetëra punëtorë.

Veç atyre që po kujdeseshin për ta rikthyer pamjen e zakonshme në Gërmi, lëvizjet e qytetarëve nuk ishin të shpeshta.

Gjendja në parkun e Gërmisë pas festivalit “Sunny Hill” një qytetari po i duket normale.

Mirëpo ndryshe mendon dikush tjetër.

E përveç mbeturinave që kryesisht ishin bërë nga produktet ushqimore, duket se dikush ka pasur nevojë edhe për shërbime mjekësore.

Pastrimi i parkut të Gërmisë ku u mbajt festivali pritet të përfundoj brenda dy ditësh.

Categories
HOME

Ronela Hajati habit me përgjigjen në lidhje me Noizyn: S’do t’i thoja kurrë jo…

Bashkëpunimet janë kthyer në një trend vitet e fundit për këngëtarët shqiptar, fansat kanë shijuar projektet e përbashkëtat të artistëve të tyre të preferuar, por kanë dëshira edhe për dyshe të reja.

Në një bisedë virtuale në Instagram, një fans i Ronela Hajatit ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e saj me Rigels Rajkun të njohur si Noizy.

“Një bashkëpunim me Noizyn a ke dëshirë me realizuar,”-ka shkruan ndjekësi, ndersa në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këngëtarja ka treguar se nuk do t’i thonte jo një ftese nga reperi.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo. E vlerësoj punën e çdo artisti këtu. Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë. Kështu që big up atyre që i rezistojnë tregut,”-ka shkruar Ronela./panorama

Categories
HOME

Me fustanin saten të ngushtë për trupi, Arjola i çmend turqit në pushime

Arjola Demiri, është njëra nga aktoret më të dashura për audiencën e madhe.

Karrierën ajo e nisi në Kosovë, ku aty fitoi famën më të madhe duke u kërkuar pastaj nga shumë projekte të mëdha.

E namin më të madhe ajo e bëri me pjesëmarrjen e saj në formatin, Big Brother Albania Vip, aty ajo rrëfeu shumë histori të padëgjura nga jeta e saj e vështirë.

Tani, pas daljes ajo është duke i shijuar në maksimum pushimet e saj në Turqi, e veshur me një fustan të ngushtë saten, ajo i ka çmendur me bukurinë e saj turqit./ORAinfo/

Categories
HOME

Era Istrefi pozon me një fustan ngjyrë rozë që tregon hiret e saj

Duke qenë e dashur për projektet muzikore, vend të madh në admirimin e Era Istrefit zë edhe dukja e saj.

Më shumë se 1.5 milion fansa e ndjekin profilin e këngëtares në Instagram, ku nuk mungojnë imazhet që ngucin imagjinatën, gjatë të dielës, autorja e hitit “Bebe” ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat përmes një fustani ngjyrë rozë vë në plan të parë hiret e saja.

“Nëse më duan ose më urrejnë, nuk bën ndonjë ndryshim”, është përshkrimi që ka zgjedhur Era për këto fotografi.

Në fakt këtë varg e përdor edhe Cardi B në bashkëpunimin me DJ Khaled, “Wish Wish”. /Telegrafi/

Categories
HOME

Kujdes kur i konsumoni, ja cilat fruta përmbajnë më shumë sheqer

Frutat duhet të jenë padyshim pjesë e dietës ditore, por jo të gjitha frutat janë njëlloj të shëndetshme.

Për shembull, diabetikët duhet të kenë shumë kujdes kur zgjedhin fruta sepse disa lloje përmbajnë një sasi të madhe sheqeri.Edhe pse këto sheqerna janë natyrale, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë.Lajmi i mirë është se frutat me përmbajtjen më të ulët të sheqerit kanë vlerat më të mira ushqyese, duke përfshirë nivele të larta të antioksiduesve dhe fitonutrientëve.

Frutat me përmbajtje të ulët sheqeri:

▪ limoni
▪ mjedra,
▪ boronica
▪ manaferra

Frutat me përmbajtje mesatare sheqeri:

▪ luleshtrydhja
▪ papaja,
▪ shalqiri,
▪ pjeshka,
▪ pjepri,
▪ molla,
▪ kajsia.

Frutat me përmbajtje të lartë sheqeri:

▪ kumbulla,
▪ portokalli,
▪ kivi,
▪ dardha,
▪ ananasi.

Frutat me përmbajtje shumë të lartë sheqeri:

▪ qershia,
▪ rrushi,
▪ shega,
▪ mango,
▪ fiqtë,
▪ banania,
▪ frutat e thata (hurma, rrushi i thatë, kajsia dhe kumbulla).

Categories
HOME

Zelensky: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky deklaroi sonte se vendi i tij duhet të kthejë gjithçka që regjimi i Vladimir Putin ka sekuestruar gjatë luftës dhe se Moska zyrtare duhet të ndëshkohet për krimet e saja ushtarake.

Gjatë një video-fjalimi në Facebook, presidenti Zelensky tha se nuk do të ketë konflikt të ngrirë dhe se ukrainasit do të vazhdojnë të mbrohen nga shteti terrorist siç e quajti ai Rusinë.

“Vetëm humbja e dukshme e agresorit, humbja e gjithçka të kapur prej tij dhe përgjegjësia e tij ligjore ndërkombëtare për agresionin janë pengesa kundër çdo lufte të re. Kjo është ajo për të cilën po punojnë diplomatët tanë në organizimin e një përgjigjeje globale politike, ekonomike dhe ligjore ndaj agresionit rus. Duke mbrojtur vendin tonë, ne automatikisht mbrojmë të gjithë ata që janë kërcënuar ose mund të kërcënohen nga një shtet terrorist”, ka thënë Zelensky.

Më herët presidenti ukrainas deklaroi se negociatat me Rusinë nuk do të jenë të mundshme nëse mbahen referendume në territoret e okupuara të vendit të tij. Ai shtoi se Kievi nuk do t’i lëshojë asnjë territor Rusisë.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë mbajtur disa raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit në shkurt, por shumë pak progres është arritur dhe nuk ka pasur takime që nga fundi i marsit dhe për këtë të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Forcat ruse mbajnë pjesën më të madhe të rajonit Kherson në Ukrainën jugore dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se mund të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë brenda javësh ose muajsh.

Separatistët pro-rusë mbajtën referendume për pavarësinë në Donbas dhe shpallën të ashtuquajturat republika popullore, të cilat Kremlini i njohu para fillimit të pushtimit.

Guvernatori i Luhansk, një rajon që ka qenë pothuajse tërësisht nën kontrollin rus për disa javë, tha gjatë fundjavës se Rusia po përgatit një referendum të ri në territoret e pushtuara rishtas dhe se po u ofron banorëve përfitime nëse ata përgjigjen.