Categories
HOME

Ronela ka një thumb për festivalin e Dua Lipës

Ronela Hajati duket se ka një hatërmbetje me organizatorët e festivalit “SunnyHill”, që organizohet nga babai Dua Lipës.

Në një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram,ata i kanë thënë këngëtares se edhe ajo duhet të kishte qenë e ftuar në “Sunny Hill Festival”.

E njohur për batutat dhe ironitë e saj, Ronela nuk ngurroi të përgjigjej, duke shtuar se, “S’jemi në atë nivel akoma”.

Ronela Hajati vetëm pak kohë më parë përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovizion” në kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane, por me shumë mundësi edhe Ronelës mund ti vijë radha të jetë në “Sunny Hill” vitin e ardhshëm.

Categories
HOME

Nëna e Rita Orës nga bregdeti duke e shijuar ‘çajin e rusit’: Qaji rrallë po për mall

Nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Vera Sahatçiu-Ora, shpesh publikon në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, e njëjta ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga pushimet në bregdet, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është nën shoqërinë e partnerit të saj, Besnikut, ndërkohë në një nga imazhet ka pozuar duke pirë çajin e famshëm që njihet si ‘qaji i rusit’.

Si një shqiptare Vera e postoj me krenari fotografinë duke treguar se nga vendlindja asaj i ka mbetur konsumimi i këtij qaji edhe pse rrallë herë, derisa kishte dhënë disa këshilla për notin ajo kishte shkruar: “Qaji rrallë po për mall”.

Categories
HOME

“Të gjithë po martohen, ti kur do ta bësh?” Noizy befason me përgjigjen

Ashtu si në çdo intervistë që jep, Noizy nuk i ka shpëtuar as në intervistën e fundit pyetjve rreth jetës private.

Në të gjitha prononcimet që ka bërë rreth jetës së tij private, Noizy është shprehur se është beqar dhe do të vijojë të jetë vetëm për një kohë të gjatë, në intervistën e fundit me moderatorin Labinot Gashi, Noizy u pyet përsëri rreth jetës së tij personale.

“Të gjithë u martuan, po ti?”– ishte pyetja që moderatori i drejtoi duke i përmendur disa nga kolegë të tijë që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti, i kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha Noizy duke qeshur./panorama

Categories
HOME

Ja se në çfarë harxhon më së shumti para Getinjo

Episodi i parë i Prive Reality s’kishte si të niste më mirë se me Roza Latin, Beatrixën, Fifin e Getinjon.

Shumë rrëfime interesante dhe ekskluzive i ndanë yjet me publikun, madje edhe të çuditshme.

Getinjo rrëfeu se ku harxhon më së shumti para dhe madje rrëfeu mjaft gjëra interesante rreth tij.

Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Prive.al

Categories
HOME

Dafina Zeqiri ironizon kolegët: Pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme

Dafina Zeqiri ka qenë disi më e heshtur përsa i përket këngëve ritmike, ndonse u është rikthyer baladave. E për këtë e paska një arsye.

Dafina Zeqiri ka publikuar një postim në Twitter ku shkruan: “pandemi tallavaje në industrinë muzikore, sa e sikletshme”.

Por mesa duket ajo e ka me kolegët e saj pasi si çdo verë edhe këtë vit kanë mbushur lokalet pikërisht këto këngë. Tani Dafina e ka për ndonjë nga kolegët që k debatuar apo në përgjithësi? Mbetet për tu zbuluar.

Categories
HOME

Arjola Demiri nga pushimet: E gjeta burrin e ëndërrave të mia, jemi në lidhje

Arjola Demiri sapo na prezantoi burrin e ëndrrave! Arjola Demiri është duke kaluar disa ditë pushimesh, e sigurisht nuk kanë munguar as fotot nga plazhi e jo vetëm.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me një statujë, e përbri shkruan: “Burri i ëndrrave të mia, shaka e zezë kjo nga ato të miat”.

Por çfarë ka dashur të thotë Arjola me këtë shaka të zezë?Shpeshherë aktorja poston kunja në rrjetet sociale të cilat nuk i adreson asnjëherë. Por veç kësaj ka gjithmonë diçka për të bërë që të flitet për të.

Categories
HOME

Kim Kardashian “përqafon” trendin e ri, çanta që duket si qese mbeturinash kushton 1 700 dollarë

Kim Kardashian është një ndër personazhet më të pëlqyer në botë dhe çdo gjë që ajo vesh kthehet menjëherë në një trend. Nëna e katër fëmijëve, e cila sapo i ka dhënë fund romancës 9 mujore me komedianin e njohur, Pete Davidson, ka befasuar me çantën që ka mbajtur së fundmi.

Duket si një qese mbeturinash por në fakt është një tjetër krijim i çuditshëm që ka krijuar Balenciaga. Por ajo që është më befasuese është çmimi me të cilën vjen kjo “qese mbeturinash”. Çanta tani ka dalë në dyqane dhe vjen me një çmim prej 1,790 dollarësh.


E quajtur “Trash Pouch”, çanta prej lëkure viçi është pjesë e koleksionit të vjeshtës të Balenciaga pasi u prezantua në Javën e Modës në Paris në mars. Lansimi i çantës, e cila vjen në ngjyrat tipike të qeseve të mbeturinave si e zeza, e bardha, bluja dhe e verdha, ka shkaktuar reagime në internet.

“Ata me të vërtetë po përpiqen të bëjnë shaka me konsumatorët në këtë pikë,” komentoi një person ndërsa një tjetër tha: “Kam 40 të tilla nën lavamanin tim”. Nuk është çudi që Kim do të ishte ndër të parat që do ta merrte këtë çantë pasi Balenciaga qëndron pas disa prej pamjeve të saj më të diskutueshme.

Categories
HOME

Kudo e ka treguar se është shqiptare/ Ja pse po dyshohet se Rita Ora është martuar në fshehtësi

Detaji që na bëri të dyshojmë se këngëtarja shqiptare mund të jetë martuar 14 orë më parë, Rita Ora dhe partneri i saj regjisori, Taika Waititi po përfliten se kanë planifikuar të martohen dhe lajmi është që e kanë bërë këtë gjë në fshehtësi.

Rita Ora and boyfriend Taika Waititi 'are already talking about getting  married' | Daily Mail Online

Çifti mendohet se i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë dhe thashethemet nisën kur Taika u pa me një rreth martese floriri në gisht. Ka qenë motra e Ritës, Elena, e cila ka postuar një foto të regjisorit, ku bie në sy dhe unaza e florinjtë e kunatit të saj.

Kjo foto vjen pas fiks pas thashethemeve se Rita Ora dhe Taika Waititi kanë nisur të planifikojnë ceremoninë martesore që do të mbahet këtë vit në Londër. Ceremonitë e fshehta martesore duket se janë kthyer në modë këto kohë në Hollivud, kështu që këtë trend të ri nuk është çudi ta ketë ndjekur edhe Rita jonë.

Taika Waititi Is The Ultimate Instagram Boyfriend To Rita Ora - Grazia

Categories
HOME

Yndyrnat e Shëndetshme që Largojnë Sëmundjet e Zemrës – Kujdesi që Ju Duhet

Sëmundjet kardiovaskulare ose ndryshe të gjitha ato që kanë të bëjnë me shëndetin e zemrës, konsiderohen si nga më të rrezikshmet dhe më të përhapurat.

Sipas OBSH të cilës i referohet AgroWeb.org, vdekjet nga këto sëmundje arrijnë në 17 milionë persona vetëm vitet e fundit.

Kjo shifër pritet thuajse të dyfishohet deri në vitin 2030.

Vendet me të ardhura të pakta ose të mesme janë më të rrezikuarat të preken nga probleme të ndryshme të zemrës.

Kjo për një sërë arsyesh, por zanafilla qëndron tek jetesa dhe ushqyerja e shëndetshme.

Ajo çfarë konsumoni çdo ditë mund të jetë shkak ose ndihmë në lidhje me këto sëmundje.

Këtë theksojnë së fundmi edhe ekspertët, të cilët japin disa alternativa se si acidet e shëndetshme yndyrore mund të ndihmojnë zemrën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të gjeni të shpjeguar se cilët të zgjidhni dhe si të përfitoni prej tyre në mënyrë natyrale.

Si Ndikojnë Yndyrnat

Pavarësisht se ato të këqijat janë shkak për zhvillimin veçanërisht të sëmundjeve të zemrës, kur bëhet fjalë për acide yndyrore si omega-3 apo 6 të dhënat janë të ndryshme.

Një studim nga Universiteti Cardiff në Mbretërinë  e Bashkuar, tregoi për ndihmën që omega-6 i jep zemrës.

Më konkretisht këto acide yndyrore ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së arteriosklerozës.

Kjo sëmundje zhvillohet nga bllokimi i artereve kryesore të zemrës, duke sjellë më pas efekte anësore si ataku në zemër apo ishemia.

Acidet e shëndetshme yndyrore siç është omega-6 ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

Gjithashtu vënë në punë disa mekanizma të cilat parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Megjithëse sasitë e marrjes se omega-6 si suplement nuk janë përcaktuar ende nga mjekët, marrja e vazhdueshme e saj nga ushqimet është ndihmuese.

Duhet të kini kujdes, pasi ajo çfarë dhuron shëndet tek zemra është omega-6 dhe shumë më pak omega-3.

Prandaj sigurohuni që gjithnjë të zgjidhni ushqimet e duhura, disa prej tyre AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

Misrat

Arrat dhe farat

Mishi i kuq

Mishi i pulës

Vezët

Peshku

Është vërtetë shumë e rëndësishme për trupin që të marrë sasi yndyre të shëndetshme jo vetëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës, por edhe kolesterolin e ulët.

Kolesteroli i ulët megjithëse nuk njihet shumë, është një sëmundje që shkakton efekte anësore shumë negative për organizmin.

Për shumë shumë rreth kësaj gjendje të trupit, mund të lexoni artikullin e dedikuar nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org

Categories
HOME

Nëse pini këto ilaçe, kujdes nga qëndrimi në diell sepse mund të kthehet në rrezik

Më shumë se pesëdhjetë lloje ilaçesh mund të shkaktojnë reaksion alergjik në diell. Personat të cilët janë në terapi me antibiotikë do të duhej të shmangnin tërësisht qëndrimin në diell.

Dihet që gjendja hormonale ndikon në pigmentimin e lëkurës, prandaj gratë të cilat marrin kontracepsion hormonal apo janë në shërim hormonal duhet të ruhen posaçërisht nga dielli. Terapia e tillë, si edhe disa ilaçe të cilat merren, si p.sh. për shkak të diabetit, sensibilizojnë lëkurën në rrezatime ultra vjollcë, ndaj mund të ndodhin shfaqje të kruajtjes, njolla ngjyrë kafe, kurse lëkura në disa vende madje mund edhe të zbardhet, domethënë humbë tërësisht pigmentin. Para se të ekspozoheni në diell, nuk është e dëshirueshme të përdorni mjete kozmetike siç janë deodorantët, parfumet dhe grimi.

Materiet kimike të cilat janë pjesë e përbërjeve të tilla, në kontakt me rrezet ultravjollcë, mund të shkaktojnë reaksion alergjik apo shfaqje të pigmentimit në lëkurë e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u hequr.

Është e rëndësishme të jeni të informuar mirë se cilat ilaçe mund të shkaktojnë reagim ndaj diellit. Farmacisti juaj mund t’ju tregojë nëse ilaçi që ju është përshkruar është fotosensibilizues. Marrja e një ilaçi të tillë me ekspozimin e njëkohshëm në diell mund të çojë në një reaksion fototoksik – kur ilaçi, i përmirësuar nga veprimi i diellit, aktivizohet dhe dëmton lëkurën, ose në një reaksion fotoalergjik – kur rrezet e diellit ndryshojnë strukturën e ilaçit, të cilin sistemi imunitar e njeh si një trup të huaj dhe shkakton një përgjigje alergjike të shoqëruar me inflamacion dhe ekzemë në lëkurë.

Është një rregull i zakonshëm që pacientët që marrin ilaçe duhet të jenë të kujdesshëm në ekspozimin ndaj diellit, ta marrin ilaçin gjatë natës në mënyrë që të përthithet gjatë natës ose të shmangin fare rrezet e diellit.

Më shumë se pesëdhjetë ilaçe dihet se ndërveprojnë me diellin. Midis tyre janë barnat antimikrobiale (ciprofloxacin, levofloxacin, doxycycline, një kombinim i sulfamethoxazole dhe trimethoprim), antihistamikët për trajtimin e alergjive (difenhidraminë), barnat për sëmundjet e zemrës (amiodarone, nifedipina, diltiazem, enalaprilemidemi), hidroklorotiazid), antihipertensivët (diltiazem, enalapril), statina (fluvastatin, pravastatin), antidepresivët (amitriptilinë), ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (naproksen, piroksikam), hipoglikemikët (derivatet e sulfoniluresë – glibenklamide), ilaçet kundër akneve (izotretinoin)…

Përveç kësaj, vitaminat A, B6 dhe kantarioni gjithashtu mund të shkaktojnë skuqje nëse merren me ekspozim në diell. Dihet që edhe parfumet mund të kenë një efekt të tillë. Nëse shfaqet një reaksion, kompresat e ftohta dhe kortikosteroidet mund të ndihmojnë, ndërsa nëse skuqja nuk largohet, duhet të shkoni te mjeku.